S’ka ushqim në mensë për studentët që nuk pranohen në konvikte

20 nëntor 2020 | 16:14

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr një vendim të ri, ku për shkak të pandemisë Covid-19, studentët që nuk janë pranuar në konvikt nuk do të kenë të drejtë për t’u ushqyer në mensë.

“Njoftojmë studentët aplikues për vitin akademik 2020/2021 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë se në bazë të rekomandimeve nga IKShPK-ja, për shkak të pandemisë Covid-19 këtë vit nuk do të kenë të drejtë për ushqim në mensë studentët të cilët nuk janë pranuar në konvikte”.

“Të drejtë ushqimi në mensë këtë vit kanë vetëm studentët të cilët fitojnë të drejtën e strehimit në konvikte. Gjithashtu në rast se studentët të cilët nuk e shfrytëzojnë të drejtën e banimit në konvikt iu merret e drejta e ushqimi në mensë”, është thënë në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri i Kosovës, Remzo Mustafiq ka fituar medalje të bronztë…