Në 24 orët e fundit, asnjë i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

22 shtator 2020 | 15:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19.

Në njoftimin për medie, IKShKP-ja ka vlerësuar se situata epidemiologjike me Covid-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim.

Sipas IKShKP-së, kjo po ndodhë si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. “Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.  Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 503 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 66 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, është thënë në njoftimin për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka vizituar punimet…