Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

22 prill 2024 | 15:32

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij, u bënë homazhe dhe u vendosën lule, në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, ku edhe prehet trupi i dëshmorit.

Homazhe dhe nderime në përkujtim të dëshmorit Brahim Morina, bashkë me familjarë, kanë bërë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari, Vesel Krasniqi, drejtor të drejtorive komunale, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, bashkëluftëtar dhe qytetarë të shumtë.

“Gjaku dhe sakrifica e dëshmorit Brahim Morina dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, janë themeli i shtetndërtimit, prandaj, ne të gjallët, me respektin më të madh, i kujtojmë dëshmorët dhe duhet të punojmë në ndërtimin e komunës sonë dhe të vendit në përgjithësi”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e parë jeshile për paketën amerikane të ndihmës për…