Në 34-vjetorin e rënies nderohen Rexhep Mala e Nuhi Berisha

11 janar 2018 | 14:58

Në 34-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi i shoqëruar nga përfaqësuesit e këtij universiteti, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Me këtë rast është thënë se të gjithë përulen me nderimin më të madh para atyre që me sakrificën e tyre sublime bënë të mundur që ne sot t’i nderojnë ata në liri.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë, 34 vjet më parë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri Klubet e Prodhuesve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë janë…