Në aksionin e sotëm policor në veri, raportohet të jetë arrestuar edhe pronari i medias “Kosovo Online”

30 nëntor 2024 | 19:34

Policia e Kosovës ka nisur një aksion bastisjesh në pjesën veriore paraditen e sotme.

Aksioni erdhi pas sulmeve të fundit në veri ndaj objekteve komunale dhe policore, e sidomos ai i mbrëmshmi në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Në këtë aksion ka edhe të arrestuar.

Sipas mediave serbe, në mesin e të ndaluarve është Dushan Milanoviq nga Leposaviqi, i cili raportohet të jetë edhe pronari i kompanisë “VIM info” në sistemin Kosovar, e cila thuhet se është themeluese e portalit “Kosova Online”.

Ky medium thotë se sipas dëshmisë së banorëve të zonës, rreth 20 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të shoqëruar nga dy autoblinda dhe tre xhipa, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45 kanë hyrë në shtëpinë e Millanoviqit në Leposaviq.

“Sipas të njëjtit burim, familjes i është thënë se inspektori kishte urdhër nga prokurori i Prishtinës për arrestimin e Millanoviqit dhe kontrollimin e plotë të shtëpisë. Në orën 9:20 të mëngjesit, Millanoviq u mor dhe policia kontrolloi shtëpinë”.

Për momentin nga policia nuk ka informacione se përse është ndaluar Millanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabrina Krasniqi, një modele 27-vjeçare, dyshohet se ka qëlluar për…