Në Angli gjobë deri në 10 mijë funte për ata që s’i respektojnë masat anti-COVID

20 shtator 2020 | 11:36

Në Britani të Madhe do t’u kërkohet me ligj të vetë-izolohen nëse ato rezultojnë pozitiv për COVID-19, duke rrezikuar gjobitje nëse nuk e bëjnë këtë.

Gjobat do të fillojnë nga 1,000 funte [rreth 1,100 euro] dhe mund të rriten deri në 10 mijë [rreth 11 mijë euro].

“Gjobat më të larta do të jenë për shkelje të përsëritura dhe “shkelje të mëdha” të tilla si parandalimi i të tjerëve nga vetë-izolimi”, tha qeveria në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Kjo përfshin pronarë biznesi të cilët parandalojnë stafin nga vet-izolimi duke kërcënuar humbjen e punës nëse nuk vijnë në punë.

“Njerëzit që humbin para ndërsa izolohen sepse nuk mund të punojnë nga shtëpia marrin 500 funte (rreth 550 euro)”, shtoi qeveria.

Qeveria kërkon që njerëzit që kanë simptoma të COVID-19 ose një test pozitiv të vetë-izolohen për të paktën dhjetë ditë së bashku me anëtarët e familjes së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth dosjeve që…