Në Angli nuk kanë dyshime, Ronaldo do të transferohet tek Chelsea

09 korrik 2022 | 16:22

Cristiano Ronaldo nuk do të bashkohet me United në grumbullimin para-sezonal për arsye personale, por ky është vetëm një justifikim. Portugezi dëshiron me çdo kusht të luajë në Champions League dhe Manchester United nuk ia ofron këtë mundësi, ndaj palët mund të ndahen vetëm një vit pas rikthimit të CR7-ës në “Old Trafford”.

Mediet angleze janë të bindura që portugezi do të rikthehet në Angli, por këtë herë me destinacion Londrën. Chelsea është skuadra e vetme që mund të kënaqë pretendimet e Ronaldos dhe sipas mediave britanike, Todd Boehly po studion një ofertë prej 15 milionë eurosh për Manchester United dhe një kontratë dy vjeçare, me pagë 16 milionë euro në sezon për Cristiano Ronaldon.

Negociatat mes palëve janë në fazë të avancuar dhe shumë shpejt mund të kemi finalizimin e këtij transferimi, që mund të bëjë që United të hidhet në sulm për Dybalan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në…