Në Ankara, Erdogan dhe Dodik i qesin “bakshishe muzikës”

19 mars 2021 | 20:40

Në Ankara sot, anëtari serb i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës arriti disa marrëveshje me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ueb-faqja zyrtare e SNSD-ës publikoi fotografi që tregojnë atmosferën e shkëlqyer nga darka gala e mbajtur pas takimit.

Duket se Dodik dhe Erdogan po festojnë me muzikë dhe shihet gjithashtu duke e “zbukuruar” fizarmonikën me para.

Ishte Dodik, ai që fillimisht e shpërbleu me para muzikën dhe më pas presidenti turk, Erdogan.

Ndryshe, presidenti turk njoftoi në një konferencë shtypi se do t’i dhuronte 30 mijë doza të vaksinave Bosnjë dhe Hercegovinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet e koronavirusit po rriten në mënyrë eksponenciale në Gjermani,…