Në Berlin fiton qendra e djathtë, mposhtet kryebashkiakja i mbështetur nga kancelari Scholz

12 shkurt 2023 | 22:44

Përsëritja e votimit rajonal në kryeqytetin gjerman – ku zgjedhjet e vitit 2021 ishin anuluar për shkak të parregullsive të rënda që kishin penguar dhjetëra mijëra qytetarë të votonin – rezultoi një humbje e rëndë për SPD-në dhe kancelarin Olaf Scholz.

Por pavarësisht humbjes, socialdemokratët mund të mbeten në ‘qeverinë’ e Berlinit duke rinovuar koalicionin me të Gjelbërit dhe Linke.

Parashikimet e para sinjalizojnë një fitore të qartë të CDU-së, e cila kapërcen gati 10 pikë dhe është afër 28% të votave.

Në vendin e dytë janë të Gjelbërit, pak përpara Partisë Social Demokrate, por që të dyja me 18.6%.

Për SPD-në është një rënie prej më shumë se 3 pikësh krahasuar me vitin 2021, kur kishte arritur tashmë rezultatin më të keq në historinë e saj të Berlinit.

E djathta ekstreme nacionaliste e AfD po rikuperon diçka, duke u rritur nga 8% në 9.3%.

Ndërsa liberalët e FDP rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit të Berlinit, të cilët nga 7.1% tani po luftojnë në rreth 4.6%, pra nën pragun prej 5% të nevojshëm për të marrë mandate.

“Berlini ka zgjedhur ndryshimin”, tha kandidati për kryetar bashkie të CDU, Kai Wegner.

Por suksesi i partisë së tij, e cila është sërish më e votuara në kryeqytet pas 24 vitesh, megjithatë rrezikon të mbetet një qëllim në vetvete.

Votimi shprehu pakënaqësinë e berlinezëve me kaosin administrativ të viteve të fundit, i cili e ka bërë Berlinin një lloj talljeje kombëtare, sinonim i joefikasitetit, krimit të organizuar, rritjes së qirave, mungesës së banesave, nismave joreale mjedisore. /Albanianpost.com/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus merr një tjetër fitore të rëndësishme në Seria A,…