Në Bielefeld vritet boksieri shqiptar Besart Nimani

09 mars 2024 | 22:17

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë me gjashtë plumba të shtunën rreth orës 18:30, në qendër të qytetit në Bielefeld të Gjermanisë.

Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant. Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.

Deri tash, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar asnjë të dyshuar.

Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.

Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Agron Kuçi është zgjedhur kryesues i Kuvendit Zgjedhor të…