Një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës pasditen e sotme (10 korrik).

Trupi i pajetë i pushuesit u gjet rreth orës 17:00 dhe është pikasur nga disa persona të tjerë.

Mësohet se ai po notonte tek Rana e Hedhun ndërkohë që një gropë në det ka qenë ajo që i ka marrë jetën.

Bashkë me të ka qenë dhe një shok i tij i cili është munduar ta shpëtojë.

I riu u transportua në spitalin rajonal të Lezhës pa shenja jete.

Poashtu behët e ditur që edhe një fëmijë rreth moshës 15 vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen në plazhet e Shëngjinit. Ai ka vdekur pas një sulmi në zemër.

Gjatë këtij sezoni nuk është hera e parë që mbyten persona në det, shtetas nga Kosova të cilët janë gjetur pa shenja jete në disa qytete të ndryshme të vendit.