Në buxhetin e 2018-ës shtohen edhe 11 milionë euro të marra nga Fondi i Kursimeve Pensionale

19 dhjetor 2017 | 15:19

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar në mbledhjën e së martës dy kërkesat e ministrit të Financave për ndryshimet në projektligjin për buxhetin e vitit 2018.

Ministri i Financave, Bedri Hamza propozoi që buxhetit të vitit 2018 t’i shtohen edhe 11 milionë euro, para këto të marra nga Fondi për Kursime Pensionale.

Hamza poashtu propozoi që fondit për komunitete në zyrën e Kryeministrit t’i shtohen edhe 500 mijë euro. “Duke pas për bazë që ka pak pranime të amandamenteve nga deputet të Kuvendit të Kosovës ne kemi propozuar se nga ku do të merren mjetet ku do të shkurtohen mjetet me qëllim që buxheti të jetë brenda legjislacionit në fuqi. Janë të sigurta edhe 11 milionë euro shtesë për buxhetin nga Fondi për Kursime Pensionale”, deklaroi Hamza.

Ky propozim u miratua me shumicë votash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka takuar të martën drejtorët…