Në Çeçeni përurohet xhamia më e madhe në Europë (VIDEO)

25 gusht 2019 | 19:16

Lideri i çeçenëve Ramzan Kadyrov e ka përuruar atë që konsiderohet të jetë, sipas autoriteteve atje, xhamia më e madhe në Europë.

E quajtur sipas Profetit Muhamed dhe me nofkën “krenaria e myslimanëve”, xhamia është ndërtuar në qytezën Shali, në periferi të kryeqytetit Grozni.

Kjo xhami që u ndërtua për shtatë vjet është edhe më e shtrenjta në Europë, shkruan “Gazeta Shqip”.

Xhamia është dekoruar brenda dhe jashtë me mermer të bardhë nga Greqia, është e pikturuar me flori dhe rrethohet kudo nga shandanë me kristale Swarovski.

Sipas arkitektit dhe kuratorit të saj, xhamia mund të mirëpresë mbi 30 mijë vetë njëkohësisht.

Ndërsa, brenda rrethimit të objektit, sipas autoriteteve mund të futen edhe 70 mijë persona të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Australia do të bllokojë qasjen në faqet e internetit që…