Në cilin vit është prodhuar më së shumti rrymë nga KEK-u

02 tetor 2022 | 19:27

Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. (KEK sh.a.) është ndërmarrja kryesore energjetike në Republikën e Kosovës. Ajo është e integruar vertikalisht dhe është korporatizuar në fund të vitit 2005. Asetet e Korporatës janë nën pronësi të plotë të Qeverisë së Kosovës. Prodhimi i rrymës në këtë korporatën nga viti në vit është i lëvizshëm, shkruan Periskopi.

Funksion parësor i Korporatës është prodhimi i qymyrit dhe gjenerimi i energjisë elektrike. Për të përmbushur këto dy funksione, KEK-u është i organizuar në dy Divizione qenësore, Divizionin e Mihjeve dhe Divizionin e Gjenerimit. Korporata operon me mihjen sipërfaqësore të linjitit, gjegjësisht Mihjen e Sibovcit Jugperëndimor, dy termocentrale, TC “Kosova A” dhe TC “Kosova B”.

Aktualisht, Korporata nuk është duke prodhuar rrymë më të gjitha kapacitet ekzistuese.

Sipas Vjetarit të Agjencisë Statikeve të Kosovës, në 8 vitet e fundit, më së shumti rrymë nga KEK-u është prodhuar në vitin 2020, raporton Periskopi.

Në viti 2014, prodhimi energjisë elektrike brutu ka qenë 5. 324, 0 GWh në TC-.

Në vitin 2015, prodhimi energjisë elektrike brutu ka qenë 5. 978, 7 GWh në TC.

Në viti 2016, prodhimi energjisë elektrike brutu ka qenë 6, 248, 8 GWh në TC.

Në vitin 2017, prodhimi energjisë elektrike brutu ka qenë 5. 725, 9 GWh në TC.

Në viti 2018, prodhimi energjisë elektrike brutu ka qenë 5. 600, 5 GWh në TC.

Në vitit 2019, prodhimi energjisë elektrike brutu ka qenë 6. 036,6 GWh në Tc.

Në viti 2020, prodhimi energjisë elektrike brutu ka qenë 6. 663 GWh në TC.

Në vitit 2021, prodhimi energjisë elektrike brutu ka qenë 6. 585,1 GWh në TC.

Termocentrali “Kosova A” përbëhet nga pesë blloqe punuese të njohura si A1, A2, A3, A4 dhe A5. Blloku A1 i këtij termocentrali është lëshuar në punë në vitin 1962 me fuqi prej 65Mw; A2 në vitin 1965 me fuqi prej 125Mw; A3 në vitin 1970 me fuqi 200Mw; A4 në vitin 1971 me fuqi 200Mw dhe A5 në vitin 1975 me fuqi prej 210Mw. Blloqet A3, A4 dhe A5 janë funksional.

Sipas planit aktual në prodhim përdoren dy blloqe, kurse njëri prej tyre është rezervë “e nxehtë “ për shkak te gatishmërisë se tyre të ulët, që është pasojë e vjetërsisë së tyre. Blloqet A1 dhe A2 janë jashtë pune, pa status të definuar, dhe sipas planeve aktuale ato do të mbesin kështu deri në fund, kur pritet të bëhet dekomisionimi i tyre së bashku me njësitë tjera. Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga TC Kosova A është rreth 1500Gwh.

Divizioni i Termocentralit “Kosova B” përbëhet nga dy njësi gjeneruese të njohura si njësia B1 dhe B2. Njësia e parë (B1) e këtij termocentrali është lëshuar në punë më 10.09.1983 me fuqi prej 339 MW. Ndërsa, njësia e dytë (B2) e këtij termocentrali është lëshuar në punë më 14.07.1984 me fuqi prej 339 MW, por aktualisht është duke prodhuar vetëm 200 MWh.

Të dyja njësitë janë funksionale dhe kanë një disponueshmëri vjetore në vlerë prej 85%. Secila nga këto njësi viteve të fundit operon me më shumë se 7200 orë pune brenda një viti. /Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimeve të javës së kaluar se Bruce Willis ia…