Në Deçan bëhet thirrje për bojkotim të produkteve të Serbisë

25 janar 2023 | 12:58

Drejtori i Ekonomisë dhe Zhvillimit në Deçan, Isuf Demhasaj së bashku me aktivistë të Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK) në Deçan, kanë vendosur stikerë senzibilizues dhe kanë shpërndarë fletushka që bëjnë thirrje për bojkotimin e produkteve serbe.

“Bojkotimi i produkteve të këtij vendi kriminal, rrit kërkesën e produkteve vendore dhe fuqizon ekonomikisht Republikën e Kosovës!”, ka thënë Demhasaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës e kanë bojkotuar…