Në Ditën e Fëmijëve, IPKO-ja dhuron 50 mijë euro për njësitë pediatrike

01 qershor 2018 | 14:27

IPKO vazhdon me fazën e dytë të përkrahjes së sektorit të shëndetësisë, njësitë pediatrike në Qendrat e Mjekësisë Familjare, duke dhuruar 50 mijë euro për 10 komuna të Kosovës.

Në fazën e parë të projektit “Ne qëndrojmë me fëmijët”, IPKO-ja ka dhuruar 100 mijë euro për 10 njësi pediatrike të Qendrave të Mjekësisë Familjare në komuna të ndryshme, me ç’rast vlerësohet se rreth 200 mijë fëmijë përfitojnë nga ky donacion.

“IPKO-ja uron që të gjithë fëmijët e Kosovës të rriten të lumtur dhe të shëndetshëm. Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur, që po kontribuojmë në krijimin e kushteve më të mira të jetës për fëmijët në Kosovë. IPKO është kompani me përgjegjësi sociale, e cila gjithnjë kontribuon në projekte dhe nisma të ndryshme duke mbështetur komunitetin, e në veçanti fëmijët”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i IPKO Telecommunications L.L.C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punonjësit e Komunës së Skenderajt tash e tutje do t’i…