Në Drenas burri rrah gruan, në Milloshevë gruaja e rrah burrin

19 dhjetor 2023 | 11:16

Të hënën në Drenas një grua ka raportuar se e ka rrahur bashkëshorti i saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka  ushtruar dhunë ndaj saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq në fshatin Milloshevë ka ngjarë e kundërta, pasi që bashkëshortja dyshohet ta ketë sulmuar burrin e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja  e tij e dyshuara femër kosovare”, thuhet në raport.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri,…