Në Drenas mbahet debati publik për raportin e vlerësimit strategjik mjedisor

01 tetor 2019 | 17:06

Komuna e Drenasit ka arritur të përfundojë me sukses, Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) dhe Planin Zhvillimor të Komunës. Për të prezantuar dhe diskutuar për këtë raport, të martën është mbajtur debat publik në sallën e Kuvendit Komunal. Hapjen e këtij debati publik e ka bërë Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu.

Me këtë rast, ajo ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, derisa ka ftuar pjesëmarrësit të japin komente dhe sugjerime lidhur me plotësimin e raportin të VSM-së, në mënyrë që të jetë sa më i plotë dhe profesional.

Në hartimin e raportit të VSM-së, kanë kontribuuar shoqëria civile, profesionistët dhe ekspertët e fushave relevante, të cilët edhe sot morën pjesë në përfundimin e procedurave për aprovimin e këtij raporti.

Ndryshe, qytetarët e Komunës së Drenasit, nga data 10 shtator, kanë pasur hapësirë për të dërguar komente dhe sugjerime në Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit lidhur me këtë raport.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vitisë të martën ka shënuar Ditën Botërore të…