Në Fakultetin Ekonomik mbahet ligjëratë virtuale për stabilitetin makro-fiskal

17 maj 2021 | 13:57

Departamenti i Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar, Divizioni i Makroekonomisë ka mbajtur të hënën ligjëratë virtuale me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës me temën ‘Çfarë është stabiliteti makroekonomik’.

Ligjërata është mbajtur për studentët e vitit të parë, si pjesë e lëndës së Makroekonomisë, ku udhëheqësja e divizionit, Esida Bujupi ka bërë prezantimin mbi rolin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, konkretisht të Divizionit të Makroekonomisë në procesin e hartimit të buxhetit, sigurimit të stabilitetit makro-fiskal dhe ruajtjen e rregullave fiskale.

Studentët pjesëmarrës në këtë ligjëratë bashkë me ligjëruesen Esida Bujupi diskutuan për sfidat në sigurimin e qëndrueshmërisë së financave publike, si dhe përmirësimin e transparencës fiskale.

Ata gjithashtu u pajtuan se pandemia ka krijuar sfida domethënëse fiskale, por se financat e qëndrueshme publike janë thelbësore për një rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë, si dhe treguan interesim mbi angazhimin e tyre në të ardhmen në institucionet publike.

Ligjërata e mbajtur në Fakultetin Ekonomik është organizuar nga Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Divizioni i Makroekonomisë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve me mbështetje të Programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve planifikon të mbajë një seri të ligjëratave të tilla në të ardhmen në universitetet private dhe publike në Kosovë për të zgjeruar njohuritë e ekonomistëve të ardhshëm mbi rëndësinë e stabilitetit makro fiskal, si dhe për të rritur ndërveprimin e politikëbërjes publike me akademinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Françeska Jaçe, njihet për pozat mjaft joshëse…