Në fundjavë do të mbahet FIBA SCOD Klinika

06 janar 2022 | 15:29

Federata e Basketbollist e Kosovës (FBK) ka njoftuar se në fundjavë (8-9 janar) do të mbahet FIBA SCOD Klinika për gjyqtarët e basketbollit.

Të shtunën do të ligjërojnë Instruktori i Gjyqtarëve të FIBA-s, Gjorgi Piperkov, FIBA Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija, Prof. Ridvan Ekmekci dhe në ZOOM Online, Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakiq.

Ndërkohë të dielën në ora 11:00 në zyrat e FBK-së do të organizohen testimet për gjyqtarët perspektivë nga ana e përgatitjes mentale. Pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë gjyqtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të…