Në Gjilan inaugurohet Qendra Burimore për fëmijët e moshës 3-4 vjeç

24 shtator 2020 | 14:09

Në Gjilan është inauguruar të enjten Qendra Burimore për fëmijët e moshës 3-vjeç, në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, projekt ky që është mbështetur nga UNICEF dhe Ambasada Japoneze në Kosovë.

Me rastin hapjes së kësaj Qendre, nënkryetari Arbër Ismajli, e ka vlerësuar UNICEF-in si familjen e dytë në mbarë botën për fëmijët.

“UNICEF ka qenë me neve edhe gjatë kohës së pandemisë me shumë pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Kjo që po shohim ne këtu është jashtëzakonisht një e arritur e madhe, pasi shumë fëmijë do të përfitojnë nga kjo Qendër. E falënderoj shumë UNICEF-in, Ambasadën Japoneze dhe Ministrinë e Arsimit për mundësinë”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

Ambasadori japonez në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, ka thënë se ndihet i lumtur që kanë arritur të investojnë në këtë projekt. “Jam shumë i lumtur që kemi arritur të investojmë këtu. Nëpërmjet kësaj pako e cila iu shërben fëmijëve me materiale të ndryshme. Kjo është dëshmi se do të vazhdojmë mbështetjen sepse e shohim shumë të rëndësishme t’ju qëndrojmë afër fëmijëve në Kosovë”, ka thënë ambasadori Mitsunori.

Ndërkohë, drejtori i UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ka pohuar se këtë projekt e ka mbështetur edhe Ambasada Japoneze, Uta Ibrahimi përmes fondacionit të saj, derisa e ka falënderuar edhe Ministrinë e Arsimit për bashkëpunimin e ngushtë.

Në këtë takim, fjalë falënderimi ka shprehur edhe drejtori i shkollës “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu.

Në këtë Qendër do t’i ndjekin mësimet 25 fëmijë të moshës 3-4 vjeçare, derisa është paraparë që të vazhdohet edhe me grupin e dytë të nxënësve.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Nuhi Gashi shpall të pavlefshme diplomën dhe dëftesat e…