Në Graz përkujtohet Epopeja e UÇK-së, Reçica: Kjo ngjarje shënon lidhjen e fortë të diaspores shqiptare me historinë e shtetësisë së Kosovës

03 mars 2024 | 21:01

Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica i shoqëruar nga zyrtarët e PDK-së janë duke qëndruar në Graz të Austrisë.

Reçica ka marrë pjesë në manifestimin kombëtar për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Graz, Austri, që është organizuar nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shënimi i kësaj date historike në diasporën tonë të Epopesë së UÇK-së, të 5, 6 e 7 Marsit, bëhet edhe më madhështore, kur kjo histori e lavdishme, kujtohet me nderim nga shqiptarët kudo jetojnë.

Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, njëherit deputeti Elmi Reçica ka thënë se “kjo ngjarje thekson lidhjen e fortë të diaspores shqiptare me historinë dhe shpirtin e shtetësisë së Kosovës”. Kështu ka bërë të ditur vet Reçica në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Reçicës:

Në manifestimin kombëtar për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Graz, Austri, organizuar nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës, që shënon një moment të rëndësishëm për të kujtuar dhe nderuar heroizmin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ngjarje thekson lidhjen e fortë të diaspores shqiptare me historinë dhe shpirtin e shtetësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shpresoj që Tuzi së shpejti ta marrë emrin që duhet…