Në hapësirat e Qendrës Rinore në Deçan, Ramosaj takon rininë

05 nëntor 2023 | 16:28

Në hapësirat e Qendrës Rinore në Deçan, e cila është përuruar këto ditë, kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj ka mbajtur një takim me rininë.

Ai ka shkruar në “Facebook” entuziazëm, gjallëri, vullnet, në vendin me pamjen më të bukur.

“Sot, me rininë e Deçanit, në një takim miqësor në hapësirat e Qendrës Rinore, në vendin ku ata janë në shtëpinë e tyre, ku mund t’i realizojnë të gjitha aktivitetet, qoftë inovative, trajnuese, edukuese, kreative, sportive, kinema, amfiteatër, takime pune, e çdo ide që kanë ata. Bashkë me rininë më të mirë në vend!”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë pasdite, rreth orës 15:00 në…