“Në Istog 13 civilë të vrarë në luftë po tentojnë t’i bëjnë dëshmorë”, Sefaj: Respekt për martirët por nuk zmbrapseni nga kundërshtimi për të vërtetën

12 prill 2024 | 21:39

Kontestimi dhe kundërshtimi për 13 emra të cilët janë në listën e dëshmorëve të Istogut është rikujtuar edhe në përvjetorin e betejës në Vrellë, në ditën e dëshmorëve në këtë komunë. Në memorialin e dëshmorëve varret janë të hapura e dëshmorët janë të varrosur në një vend tjetër. Ish-ushtarët e UÇK-së zotohen se nuk do ta lejojnë siç thonë këtë padrejtësi, për të cilën Prokuroria së shpejti do të dalë me një lajm

Në secilën pllakë të mermerit është i gravuar emri i dëshmorit, por asnjëri nuk është i varrosur në të.

Kur do të vijë dita që familjarët të vendosin lule mbi varret me trupa nuk dihet.

Varrezat janë të hapura pa trupat e dëshmorëve. Dëshmorët e Istogut janë të varrosur në një pjesë tjetër të fshatit Vrellë. Arsyeja se pse ata nuk po sillet për t’u varrosur këtë është se disa ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pretendojnë se dhjetëra emra të civilëve janë futur për emër të dëshmorëve.

Ali Sefaj është më i zëshmi, bashkëluftëtar i dëshmorëve, i plagosur.

“Fatkeqësisht është fry numri i dëshmorëve nga 51 janë shtuar edhe 13 sosh. Ne si bashkëluftëtar dhe familje të dëshmorëve e kemi kundërshtu rivarrosjen e tyre”, ka thënë Sefaj.

Sefaj thotë se nuk duan ta nënvlerësojnë sakrificën e asnjë martiri, por nuk e kanë ndër mend të zmbrapsen nga kundërshtimi për të vërtetën.

“Këta njerëz kanë zgjedhur të sakrifikojnë të vdesin me vetëdije dhe nuk mund të krahasohet me dikë që e ka zënë vdekja duke kërku shpëtimin, ose duke kërku ikjen”, ka shtuar Sefaj.

Për dyshimet për falsifikim është dorëzuar kallëzim penal në Polici, ndërsa është vënë në lëvizje edhe Prokuroria.

“Më pas është njoftuar Prokurori i krimeve të rënda, i cili e ka autorizuar Policinë e Kosovës të merren disa veprime hetimore. Kemi pranuar disa raporte nga Policia e Kosovës ndërsa janë edhe atorizime shtesë për Policinë e Kosovës nga Prokurori i Shtetit, dhe aktualisht jemi në fund të procesi hetimor, ku pasi që të përfundojnë hetimet do të dalim me epilog lidhur me këtë çështje që jemi duke e hetuar”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodar Nikçi.

Për shkak të këtij mos-pajtimit në shënimin e ditës së dëshmorëve në Istog janë parë forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Vendosja e lapidarit të dëshmorëve në Istog bashkë me 13 emrave që pretendohet se janë shtuar kishte nxitur reagim nga veteranë dhe familjarë të dëshmorëve. Një pjesë e emrave publik ishin mbuluar me ngjyrë të kuqe si shenjë kundërshtimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo u bë gjatë një tryeze të diskutimit të mbajtur…