Në Itali 651 të vdekur për një ditë, 5560 raste të reja me koronavirus

22 mars 2020 | 18:39

Numri i të vdekurve në Itali ka shkuar në 651, derisa 5560 të tjerë janë prekur nga koronavirusi i ri brenda një periudhe një-ditore.

Kjo ka bërë që numri total i vdekjeve të arrijë në 5,476, duke e bërë Italinë vendin me shifrat më të larta të vdekjes si pasojë e koronavirusit. Shifra e përgjithshme e të prekurve në vend ka arritur në 59,138, shkruan lajmi.net.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë italian nëpërmjet një konference të mbajtur në ora 18:00.

Statistikat kanë pësuar përmirësim për dallim nga 48 orët e fundit, sipas zyrtarëve italianë.

Kryeministri i vendit, Giuseppe Conte, e kishte parashikuar këtë javë si ‘javën më të vështirë’ për popullin italian.

Regjioni më i prekur vazhdon të jetë Lombardia, e cila për nga rastet me koronavirus statistikisht e tejkalon edhe nivelin kombëtar.

Aktualisht, në mbarë botën janë 332,134 raste me koronavirus, 14,436 kanë vdekur nga infektimi dhe 96,958 janë shëruar nga virusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytete, fshatra, lagje e familje në Kosovë deri tash janë…