Në janar vendoset e ardhmja e Brojës

23 tetor 2023 | 16:56

Më 12 pikë në 9 javë, Chelsea vijon të lundrojë në ujëra të turbullta, në vendin e 10 në Premierë Ligë. “Blutë” ngecën në një barazim 2-2 në derbi përballë Arsenal, por pika e marrë i rri ngushtë pasi ishin në epërsi të dyfishtë.

Nuk ishte në dispozicion të trajnerit Pochettino sulmuesi kuqezi Armando Broja. Mungesa e tij u dha fund thashethemeve që flisnin për një krisje mes tij dhe trajnerit Sylvinho. “Bomberi” shqiptar vijon të mos jetë në kushte të përkryera, ndërsa e ardhmja e tij te Chelsea vihet edhe një herë në dyshim. Broja mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve, e kërkojnë disa ekipe në Premierë Ligë, por edhe në Serinë A, ku Interi dhe Milani e ndjekin prej kohësh. E ardhmja e Brojës është në dorë të trajnerit Pochettino pasi, sipas medieve angleze, tekniku argjentinas do të ketë fuqi absolute në merkaton e janarit.

“Mirror” shkruan se drejtuesit e klubit londinez, pavarësisht se kanë shpenzuar shifra marramendëse, do të jenë sërish aktiv në merkaton e janarit. Një prej dilemave kryesore të Pochettinos do të jetë edhe Broja, ta mbajë në skuadër apo ta pranojë ofertën e ndonjë klubi për ta marrë në formë huazimi pasi shitja e tij nuk shihet si opsion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Nju-Jork të Shteteve…