Ne ju njohim nga dje, sot është vonë!
Shkruan: Astrit Gashi
Dikur, kur ishte koha, kjo analizë e imja kishte marrë mbi 1 milion klikime, ku i bëja thirrje popullit që të mos entuziazmohej pas liderit ukrainas, Zelensky-it, sepse ne kemi liderin tonë Hashim Thaçin.
Sot, në përfundim të procesit, i shoh shumë nga ata që kanë kontribuar për të dërguar në Hagë sot me fotografi me të. Mercenarët janë të rrezikshëm, por populli i njeh secilin prej tyre.
Është fushatë dhe duhet të kuptoni…
Prej mercenareve pësoj dhe Ali Ahmeti i cili nga Zajazi vinte në darkë me gazetarë mercenarë duke injoruar idealiste dhe atdhetar por populli sheh, lexon dhe ndëshkon!
Edhe juve disave sot që po pshtjelleni me këta mercenarë dhe argat të speciales keni për të fituar të trashë e surlës…..
Unë e kam “Zelenskyin tim”
28 shkurt 2022 | 07:04
Shkruan: Astrit Gashi
Të ndjekur… Të sharë… Sapo kishin pirë nga një gëllënkë guximi… Shtoheshin radhët. Ishin dhjetë… U bënë 100, u bënë një mijë, u bënë 13 mijë… Presidenti ynë lutej në xhami për lirinë e çlirimin… Adem Jashari e dërgoi zërin e pushkëve përtej oqeanesh… Nuk na njihnin presidentin e komandantin e Kosovës në ardhje.
Eh, ne shqiptarët nuk u larguam asnjëherë nga damka e zezë që Kaiserling-u dikur na ngjiti duke na quajtur “hajdutë fisnikë të përjetshëm”. Akuza është e rëndë, po të marrim parasysh se ai ishte një nga filozofët politikë më origjinalë e më të shquar të Gjermanisë pasluftarake. Prandaj, gjykimin e tij duhet ta studiojmë me seriozitetin e duhur, me gjak të ftohtë dhe pa ndjenjën e një pseudo-patriotizmi romantik, i cili nuk ka më vend në kohën e sotme. Vetëm një studim i ftohtë e i matur mund të na ndihmojë. Sepse, pa vlerësuar dhe nderuar veten tënde dhe kombin tënd, nuk mund të vlerësosh askënd.
Sot na gjykohet liria dhe vlerat e luftës sonë. Gjykohen tre shkronjat e arta që na sollën lirinë tonë kolektive. Madje, pa fije turpi, ata që ishin në vijën e parë të frontit bëjnë selfie si të dehur nga pushimet e tyre, të mundësuara nga sakrifica e këtij populli! Sot janë ata, nesër je ti… Gjeneral, veteran, politolog – mund të quash veten si të duash, por lufta jote ende s’ka mbaruar. Dje të njoha si luftëtar, sot je dezertor…
Sot secili atdhetar dhe idealist ka një plagë të hapur në trupin e tij. Sot ajo plagë po gjykohet në Hagë, e sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia, e miratuar nga Këshilli i Europës.
Kjo Europë voton një raport të bazuar në dezinformata ruse, të hartuara nga media si Sputnik dhe Russia Today, të cilat sot janë ndaluar. Komedi tragjike…
Sot jam me popullin ukrainas, sepse kujtoj dy dekada më parë Drenicën time. I kuptoj si vuajnë luftën, tmerrin dhe krimet e Putinit dhe aparatit të tij sundues. Por Perëndimi duhet të mbajë përgjegjësi për vonesat në armatosjen e Ukrainës, një vend që e futi në një rrugë pa krye.
Shkaktarët kryesorë të kësaj tragjedie janë Këshilli i Europës dhe presidenti i çmendur i Rusisë. Kush do ta padisë Këshillin e Europës dhe Rusinë në Tribunalin e Hagës, që për interesa politike përdorin popullin ukrainas, duke e lënë atë të paguajë faturën për politikat e çmendura të tyre?
Stop Luftës!