Në kërkim të pronarit, qeni udhëton me tren

26 janar 2018 | 10:56

Një qen i racës “Doberman” ka udhëtuar i vetëm me tren për rreth 180 km, madje edhe duke ndryshuar disa stacione për ta gjetur pronarin e tij.

Qeni është gjetur i vetëm nga disa të panjohur duke u endur nëpër stacionin e “Birmingham New Street”.

Kur e kanë parë, ata kishin kujtuar se ai ka humbur drejtimin por, në fakt, qeni ishte nisur me një qëllim të caktuar. Ata kanë treguar se pasi e kanë dërguar tek veterineri vunë re një mikroçip që tregonte se kishte ardhur nga Hudderfield.

Udhëtimi i tij mund të ketë zgjatur rreth shtatë orë. Qeni i pastrehë është marrë nga shoqata “Hilbrae Kennels” në Telford, Shropshire, dhe stafi po përpiqet ta ribashkojë me pronarët e tij. “Për fat të keq, nuk ka numër telefoni në çip”, ka shkruar Shoqata “Hilbrae Kennels” në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastriot Jupa për herë të katërt është shpallur hendbollisti më…