Në këtë fundjavë do të ketë ngritje të lehtë të temperaturave

23 mars 2018 | 16:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht ditën e diel. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta, minimalet do të jenë nga -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë celsius”.

“Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare. Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur…