Në Klinikën e Pulmologjisë, kryhet një nga intervenimet më të rënda

05 maj 2023 | 19:55

Një pacienti 64 vjeçar, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ka shpëtuar jetën, pasi të njëjtit një copë e mishit pas gëlltitjes i’a kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Pacienti u kursye nga intervenimet me të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë.

Njoftimi i plotë:

Përmes intervenimit me Bronkoskop, pacientit menjëherë i largohet copa e mishit, si “trup i huaj”.

Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies.

Procedura u perballua lehtë dhe u krye në mënyrë profesionale.

Pacienti u kursye nga intervenimet me të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thirrur një konferencë…