Në Kosovë 46% burra të punësuar,  vetëm 12% gra

14 dhjetor 2018 | 15:46

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar raportin për gratë dhe burrat në Kosovë, për vitet 2016-2017. Sipas këtij raporti, në bazë të raportit gjinor të popullsisë, janë 111.2 meshkuj për 100 femra. Ndërsa, mosha mesatare e të martuarve për vitin 2017 ishte 28 vjeçare për gra dhe 32 vjeçare për burra.

“Të dhënat statistikore që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2016-2017“ janë afatgjate dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale. Për përgatitjen e këtij publikimi janë përdorur të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, që ofrojnë informacion të plotë statistikor për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore. Publikimi “Gratë dhe Burrat në Kosovë” publikohet çdo dy vjet dhe përmban këta kapituj: Popullsia, Shëndetësia dhe Mirëqenia, Arsimi, Mbrojtja Sociale, Jurisprudenca, Tregu i Punës, Të ardhurat dhe Vendimmarrja”, është thënë në raportin e ASK-së, duke u shtuar se informacionet statistikore, që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë 2016-2017“ paraqesin disa fakte të rëndësishme për disa indikatorë: Koeficienti i maskulinitetit ishte 111.2  meshkuj për 100 femra (më i lartë se raporti i përgjithshëm i raportit gjinor të popullsisë); Mosha mesatare e të martuarve për vitin 2017 ishte 28 vjeçare për gra dhe 32 vjeçare për burra. “Të dhënat e fertilitetit kanë rënë, krahasuar me vitet e mëparshme nga 3 fëmijë për një grua në 2003, në 2 fëmijë për një grua në vitin 2017; Shkalla e punësimit te gratë ishte 12.7%, ndërsa te burrat 46.6%; dhe Shkalla e papunësisë për gratë ishte 36.6%, ndërsa 28.7% për burrat”, është thënë në raport.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e votimit të tri projektligjeve të Forcës së…