Në luftë dhe gruaja e kryeministrit

27 tetor 2020 | 14:05

Konflikti në Nagrono-Karabak nuk po ndalet as me përpjekjet e ndërkombëtarëve për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Tashmë dy vendet, Armenia dhe Azerbajxhani janë mobilizuar për luftë dhe askush nuk po kurset për të mbrojtur vendin.

Në luftë ka shkuar dhe gruaja e kryeministrit të Armenisë, Nikoll Pashanyan, Anna Hakobyan.

Ajo ka nisur stërvitjen bashkë me 12 gra të tjera dhe shumë shpejt pritet që të jetë në frontin e luftës. “Duke filluar nga nesër, skuadra e grave me 13 anëtarë, përfshirë edhe unë, do të fillojmë stërvitjet ushtarake. Pas disa ditësh do të largohemi për të mbrojtur kufijtë e atdheut tonë. Ne nuk kemi atdhe apo dinjitet tjetër që t’ia japim armikut”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Instagram”.

Hakobyan ka publikuar dhe foto nga stërvitja, ndërkohë që luftimet po vijojnë me intensitet dhe numri i viktimave sa vjen e rritet.

https://www.instagram.com/p/CG0DjQmMH3s/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, ka pritur në një takim…