Në Malishevë do të ndërtohen 40 banesa për rastet sociale

11 tetor 12:21

Të enjten është nënshkruar kontrata për ndërtimin e qendrës së banimit social në Malishevë, që planifikohet t’i ketë 40 banesa për rastet sociale që kanë problem strehimin.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Komuna e Malishevës dhe operatorit N.N. “Themeli”.

“Për mua është një moment shumë i rëndësishëm, pasi tashmë janë kryer të gjitha procedurat dhe sot po e nënshkruajmë këtë kontratë për ndërtimin e qendrës së banimit social, një prej projekteve më të mëdha për këtë vit dhe përfundimisht do të kemi mundësi që të sigurojmë banim për 40 familje në nevojë”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Ky projekt do të kushtojë rreth 650 mijë euro dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Malishevës.

Bazuar në kontratën e nënshkruar, ky projekt është dy vjeçar, ndërsa punimet pritet të fillojnë nga java e ardhshme, varësisht nga kushtet atmosferike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet aspak të mira në këto tetë javë kampionat i…