Në Malishevë mbahet trajnimi për të drejtat e grave

07 tetor 2020 | 17:10

Në kuadër të projektit “Diskriminimi gjinor në vendin e punës”, Organizata joqeveritare  “Rrjeti Qeliza” nga Gjakova,  në bashkëpunim me  zyrtaren  nga  Zyra  për Barazi Gjinore,  në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, kanë organizuar të mërkurën trajnimin “Të drejtat e grave nga marrëdhënia e punës”.

Ky projekt është  mbështetur financiarisht nga Friedrich- Ebert-Stiftung,  me seli në Prishtinë. “Qëllimi i trajnimit synim kishte përfshirjen e të papunësuarave dhe atyre  të punësuarave në sistemin publik dhe privat për informimin dhe vetëdijesimin e grave për të drejtat e tyre, para, gjatë dhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës, në sektorin publik dhe privat, që t’u drejtohen institucioneve përgjegjëse në të gjitha rastet kur njëanshëm vendoset, ose edhe në raste të abuzimit të tyre. Trajnimi do të vazhdoi edhe në një punëtori tjetër me gratë e punësuara në të dy sektorët”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Komunës së Klinës ka mbajtur një seancë të…