Në mesin e 18 projekteve të KEDS-it në Lipjan, edhe Gllogovci do të bëhet me rrjet të ri

27 tetor 2023 | 15:59

KEDS-i vazhdon së realizuari projekte madhore anembanë Kosovës në interes për konsumatorët. Krahas qindra projekteve që po realizohen aktualisht në kuadër të planit investiv, KEDS-i ka filluar punimet në rrjetin komplet të ri në fshatin Gllogovc të komunës së Lipjanit.

Para pak kohësh ka filluar vendosja e shtyllave të reja elektrike, ku në total parashihen të instalohen rreth 100 sosh, bashkë me 93 ormanë, një transformator dhe stabilimente të tjera elektrike të nevojshme.

Ky projekt, i cili kap një kosto prej rreth 60,000 eurosh, pritet të përfundojë brenda pak muajsh, dhe prej tij do të përfitojnë më shumë se 500 banorë të këtij lokaliteti. Me energjizimin e kësaj daljeje pritet të bëhet edhe eliminimi i shtyllave të vjetra, të cilat ishin të vendosura në terrene të papërshtatshme, shpeshherë edhe zor të qasshme nga ekipet e mirëmbajtjes së KEDS-it.

Ky është vetëm një nga projektet e shumta që aktualisht janë duke u realizuar dhe që do të realizohen në atë zonë. Në vitin 2022 kanë filluar së realizuari 18 projekte të tjera në Lipjan, të cilat kapin shumën prej 2,2 milionë eurove. Edhe për periudhën 2024-2025 do të realizohen pesë projekte madhore të tensionit të ulët, vlera e të cilave është afër 1.5 milionë euro. Ndërkaq, për periudhën 2025-2026 në këtë zonë parashihet realizimi i projektit të tetë daljeve të reja të tensionit të mesëm, me vlerë prej 4,2 milionë eurove.

KEDS-i mbetet i përkushtuar që të realizojë investime gjithandej Kosovës me qëllim që konsumatorëve t’u ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe siguri në rrjet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për të subvencionuar…