Ne ministrat e LDK-së kemi vizion dhe mision shtetndërtimin

14 maj 2020 | 08:38

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi,​ i ka reaguar nga distanca e në rrjetin social “Facebook” kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili dje e kritikoi LDK-në në mbledhjen e qeverisë.

Dumoshi ka shkruar: “Uniteti i LDK-së është egzistencial në çdo kohë, i tillë do të jetoj për Kosovën. Çdo përgjegjësi duhet të filloj mbarë, mbarimi i saj natyrisht ndershem dhe suksesshëm. Puna e tanishme e qeverisjes është produkt i pergjegjesisë tonë që të angazhohemi deri në momentin e fundit në interes të qytetarëve. Secili nga këndi i vet të ndihmojë në betejën për ta mundur pandeminë. Veprat i çmojnë qytetarët, ne si ministra të LDK-së, kemi vizion dhe mision SHTETNDËRTIMIN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Haki Abazi e ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës…