Në Mitrovicë situata nga reshjet e shiut është nën kontroll

06 dhjetor 2021 | 15:42

Përfaqësuesit komunal sot kanë dalë në teren për të vlerësuar gjendjen e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe pas raportimeve nga qytetarët për disa bllokime dhe vështirësi në qarkullim.

Me këtë rast janë evidentuar disa vende ku ka pasur vështirësi në qarkullim nga uji i krijuar, rruga kryesore në Tunel të Parë, në afërsi të shkollës “Elena Gjika”, si dhe në magjistralen e rrugës Mitrovicë- Zubin Potok, pas bllokimit të një kanali nga “Mulliri i Qollakut” deri tek rruga “Ruzhdi Jusufi” në Koshtovë të Mitrovicës.

May be an image of 1 person and body of water

Nga zyrtarët përgjegjës komunal është bërë e ditur se operatori i kontraktuar nga komuna ka intervenuar menjëherë, duke evituar rrezikun e mundshëm të vërshimeve dhe dëmtimit të rrugëve në këto vende.

Po ashtu është intervenuar edhe në oborret e dy shtëpive njëra në Vaganicë, përkatësisht në rrugën “Mujë Krasniqi”, si dhe tjetra në Zhabar të Mitrovicës, ku pas bllokimit të kanalizimeve uji ka vërshuar oborret, me ç’ rast është bërë pastrimi i tyre nga njësiti i zjarrfikësve.

Zyrtarët komunalë përgjegjës gjatë gjithë kohës janë në monitorim të situatës, ndërkohë që operatorët dhe shërbimet përkatëse në çdo moment janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar nëse kërkohet një gjë e tillë.

May be an image of body of water

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka filluar bashkëpunimin…