NË NDERIM TË TË PAVDEKSHMIT QANI MEHMEDI

17 korrik 2022 | 20:31

Ismet Sylejmani

Me ftesë të Kryatarit të Komunës së Kërçovës, mikut tim Fatmir Dehari dhe të familjes së të pavdekshmit Qani Mehmedi, isha i nderuar të merrja pjesë në Akademinë Përkujtimore PESË VJET PA QANIUN, që u mbajt më 16 Korrik 2022 në Pallatin e Kulturës në Qytetin e Kërçovës!

Qani Mehmedi është në mesin e atyre personaliteteve të paharruar, gjurmët e të cilit pas vdekjës, jo vetëm nuk i zhbëhen por i dalin gjithnjë e më shumë në siparfaqe dhe bëhen gjithnjë e më shumë udhërrëfyese për brezat që do të vijnë!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, në evenimentin e madh perkujtimorë në nderim të Qani Mehmedit, e bëri publik faktin se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së pas kërkesës personalisht të Qaniut drejtuar Komandantit të Përgjithshëm Ali Ahmeti, ishte vendosur që Qani Mehmedi të emrohej Zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Por për shkak të gjendjes shëndetësore të Qaniut, që ishte shtrirë në spital, ishte bërë e pamundur!

Qaniu ka lënë bagazh të madh pas vetes dhe në të ardhmen e kaluara e Tij do të ju shërbejnë brezave që do të vijnë!

Lavdi e nderim veprës atdhetare të Qani Mehmedit!

Prishtinë, 17 Korrik 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, të dielën është…