Në ndërmarrjet publike paga më e madhe do të jetë 1 700 euro

29 janar 2019 | 13:53

Komisioni për Administratë Publike ka miratuar sot amandamentet e Projektligjit për paga për sektorin publik, ku ka miratuar edhe uljen e koeficienteve nga 12 sa ishte, në 10.

Projektligji për paga parash që në asnjë ndërmarrje publike të mos ketë pagë më të madhe se 1 700 euro.

“Në ndërmarrje publike, nëse nuk gaboj, nuk duhet të ketë pagë mbi 1 700 euro. Pra, sipas këtij Projektligji, nuk duhet të ketë pagë më të madhe se 1 700 euro as në PTK e as në RTK”, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, anëtari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Rasim Selmanaj.

Sipas këtij projektligji, presidenti i shtetit ka pasur koeficientin 12, tani ky koeficient është zbritur në 10.

Njëjtë është vepruar edhe me kryeparlamentarin dhe kryeministrin. “Presidenti i shtetit ka pasur koeficientin 12, ia kemi zbritur në 10. Njëjtë kemi vepruar edhe me kryeparlamentarin dhe kryeministrin, të cilët tani e kanë koeficientin 9”, ka thënë ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Biokimisë Mjekësore e QKUK-së, në 24 orët e…