Në një shtëpi të pabanuar në Suharekë gjenden tri bimë të kanabisit

26 gusht 2022 | 12:14

Policia ka gjetur dhe konfiskuar tri bimë narkotike të llojit kanabis sativa, në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mushtisht të Suharekës.

“Gjatë një kontrolle në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe konfiskuar tre bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. Rasti ka ndodhur paraditen e së enjtes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një yll i njohur televiziv rus i realitetit, e cila…