Në Opterushë të Rahovecit përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare

13 qershor 2022 | 15:12

Për nder të Ditës së Çlirimit, në fshatin Opterushë të Rahovecit është përuruar Qendra e Mjekësisë Familjare, kostoja e së cilës është 82 mijë euro nga buxheti komunal, gjegjësisht nga të hyrat e taksapaguesve të kësaj komune.

Në QMF do të punojnë mjeku, stomatologu dhe laboranti i cili do të kryej analiza urgjente.

Kryetari Latifi i cili solemnisht e preu shiritin me bashkëpunëtorë tha: “Është kënaqësi e veçantë që në vigjile ë Ditës së Çlirimit të Rahovec, sot, të përurojmë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Opterushë, objekt ky modern i ndërtuar nga mjete të taksapaguesve tanë”.

Në emër të fshatit falënderoi Skender Krasniqi, kryetar i Këshillit të fshatit Opterushë, i cili tha se ky objekt e ka vlerën e jashtëzakonshme në ruajtjen permanente të shëndetit, në përgjithësi për të gjithë banorët e Opterushës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pranuar ftesë…