Në parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj dëmtohen pushimoret dhe lojërat e fëmijëve

20 mars 2023 | 16:00

Pushimoret, lojërat e fëmijëve dhe pjesë tjera publike janë dëmtuar në parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj, nga persona të pandërgjegjshëm.

Kjo gjendje ka nxitur reagimin e kryetarit të komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se “pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun ‘Idriz Rreci’ në qytet. Kushdo që ka mundur të shkaktojë këtë neveri, do të jap llogari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) e ka zhvilluar të hënën një aksion…