PSD-ja me aksion simbolik në Prishtinë: ‘Albin Zajednica’ (foto)

20 mars 2023 | 15:54

Partia Socialdemokrate (PSD) e ka zhvilluar të hënën një aksion në Prishtinë.

Aktivistët e kësaj partie kanë shkruar parulla me mbishkrimin:  “Albin Zajednica”.

Ky aksion vjen pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt.

Kjo parti në deklarimin për media ka thënë se fjala “Zajenicë” është pagëzuar nga vet kryeministri Albin Kurti.

“Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. ‘Zajednica’ është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete. Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, është thënë në njoftimin e PSD-së.

May be an image of 7 people, people standing and outdoorsMay be an image of 10 people, child, footwear and streetMay be an image of 5 people, people standing and outdoorsMay be an image of 4 people, people standing and outdoorsMay be an image of 6 people, people standing and indoorMay be an image of 6 people and streetMay be an image of 12 people, street and text that says 'POLICE ALERN ZAJEDNICA'May be an image of 2 people and outdoors

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mirëpritur planin e Kinës…