Në përkujtim të 17-vjetorit të vdekjes së veprimtarit të palodhshëm të lëvizjes atdhetare

23 shtator 2019 | 17:08

NGA: HAMIT HAMITI

-Qazim Rrahim Asllani i lindur me 13/06/1938-07/09/2002

Për të përkujtuar shokët me të cilët veprova në kohë më të vështira me ta, atëherë kur zëri i atdheut thërriste për Liri, që ishte detyrë e secilit shqiptar që duhej t’i parashtronte vetit se çka mundet me dhënë që atij zëri t’i përgjigjej në kohe të duhur duke dhënë gjithçka për liri. Për të përkujtuar një veprimtar të madh të çështjes atdhetare që tërë jetën ia kushtoi për ta bere lirinë, nuk është lehtë që punën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare ta përshkruash me një shkrim kaq të shkurtër.

Qazim Asllani, ishte një veprimtar i madh i lëvizjes kombëtare, luftëtar i pashoq i UÇK-së, dhe një burrë që i kishte hije jo vetëm fjala, bujaria dhe mikpritja, plisi që i shkëlqente nga bardhësia që mbante mbi kokë, por edhe pushka që krismat e saj ishin zëri i lirisë së atdheut. I lindur ne fshatin Gërdofc të Podujevës i cili një jetë të tërë ia kushtoi për ta bërë lirinë dhe që luftoi për liri e që ishte bërë pjesë e lirisë së Kosovës, i cili në themelet e saj ishte i gatshëm ta jap edhe jetën e tij.

Qazimi, gjatë kohës kur mbi popullatën shqiptare që jetonte në trojet e veta në ish jugosllavi, ushtrohej dhunë e gjenocid i pa parë nga titistët jugosllav, nuk qëndroi duarkryq por iu bashkua ‘Grupit ilegal të Llapit’ të formuar në vitin 1978 e më vonë edhe Rinisë studentore në përkrahje të kërkesës për ‘Republikën e Kosovës’. Gjatë veprimtarisë së ‘Grupit ilegal të Llapit’, që vepronte në kuadër të Lëvizjes për Republikën e Kosovës, si anëtar i këtij grupi, Qaza shquhej për aktivitetin e tij të pa shoq, për mençurinë dhe trimërinë e tij e që edhe shtëpia e tij u bë bazë e fortë e veprimtarisë ilegale e që më vonë u shfrytëzua për strehimin e shokëve, materialeve për agjitacion dhe propagandë që vinte nga Republika e Shqipërisë, grumbullimin e armatimit si dhe për veprime që merreshin kundër titistëve jugosllav dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar disa prej…