Në Podujevë mbahet sesion informues për trajnimin “Kujdesi ndaj fëmijëve dhe mirëmbajtja”

18 korrik 2023 | 15:13

Në Komunën e Podujevës u mbajt sesion informues për trajnimin “Kujdesi ndaj fëmijëve dhe mirëmbajtja” nga organizata Kosova – Women 4 Women, program i cili do t’iu ofrojë pjesëmarrësve një muaj praktikë me pagesë në institucione publike parashkollore.

Gjatë sesionit u regjistruan mbi 25 pjesëmarrëse për trajnim i cili do të ofrohet falas nga organizata Kosova – Women 4 Women.

Qëllimi i projektit është mbështetja e grave të margjinalizuara, përmirësimi i mirëqenies dhe ndikimi në vendimmarrje brenda familjes dhe komunitetit, të krijojnë rrjete të mbështetjes, duke shfrytëzuar aftësitë dhe njohuritë gratë do të jenë në gjendje për të krijuar ndryshime të qëndrueshme për veten e tyre, familjet e tyre dhe komunitetin.

Pjesëmarrëset do të certifikohen dhe do të ju mundësohet praktika në një nga institucionet publike parashkollore të Podujevës.

Ky trajnim po mbahet në kuadër të projektit “Së bashku ndërtojmë reziliencën” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça do të takohet me skuadër boshnjake në raundin e…