Në Podujevë vendosen sinjalistikat për ndalimin e trotinetëve dhe biçikletave

17 qershor 2022 | 16:55

Në qytetin e Podujevës janë vendosur sinjalistikat për ndalimin e qarkullimit të trotinetëve elektrik, biçikletave dhe motoçikletave

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka vendosur shenjat e lajmërimit për ndalimin e ngasjes së motoçikletave, biçikletave, trotinetëve elektrik dhe mjeteve të tjera në sheshin e qytetit.

“Ky vendim është marrë pak ditë më parë nga ana e kryetarit të komunës me qëllim të parandalimit të çfarëdo forme të rrezikimit apo lëndimit të qytetarëve, si dhe evitimit të ndonjë dëmi eventual dhe ankesave të shumta të qytetarëve”, ka njoftuar komuna e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht prej krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, remitancat e…