Në Prishtinë hapet ferma e kultivimit të insekteve për të bërë proteina

25 gusht 2022 | 12:22

“A e dini se deri në vitin 2030 do të kemi mungesë globale prej 60 milion ton proteina e cila është e nevojshme për ushqim dhe se në dalje të Prishtinës gjindet një fermë pilot që kultivon proteinën nga insektet?”, kështu ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

Sahatçiu ka shkruar se kësi lloj ferme nuk ka as në shtetet e rajonit. “As në Tiranë, as në Shkup e as në Podgoricë. As në Zagreb, Lubjanë, Sofje e Athinë. Por në Prishtinë, Kosovë”.

Postimi i plotë i nënkryetares Sahatçiu:

A e dini se deri në vitin 2030 do të kemi mungesë globale prej 60 milion ton proteina e cila është e nevojshme për ushqim dhe se në dalje të Prishtinës gjindet një fermë pilot që kultivon proteinën nga insektet? ??

Ekonomi qarkore edhe në bujqësi! Industria e bujqësisë së insekteve mund të sigurojë ushqim të lirë dhe të qëndrueshëm për kafshët – madje edhe proteina për konsum njerëzor. Pleh organik edhe për fermerët tanë. Me zero mbetje dhe ri-përdorim total, proteinën e nxjerrë nga insektet për pleh dhe konsum po e përpunon e teston pa shumë zhurmë në Prishtinë ekipi fantastik i GoBeyond, të cilët i vizituam bashkë me Plator Gerdovci, Drejtorin e Bujqësisë në Kryeqytet. Përvojë unike!

As në Tiranë, as në Shkup e as në Podgoricë. As në Zagreb, Lubjanë, Sofje e Athinë. Por në Prishtinë, Kosovë. ?

Karsten Klapp dhe Klapp Josa zbarkuan për herë të parë nga Gjermania në Prishtinë për të provuar diçka të re këtu, të jashtëzakonshme, që pritet të ketë vlerën e bilionave në 2030 si treg. Duke punësuar të reja/rinj të fushës, gjeti mbështetje në komunitet por jo mjaftueshëm në institucione që të formalizojë idenë e dëshmuar në fermë me licensim dhe dalje në treg. Paramendoni sa do të mund të eksportonim kur nuk ke asnjë konkurrencë në rajon? Investim i vogël për punësim e kthim në miliona!

Derisa do të angazhohem që idetë e tilla me kaq shumë potencial të mbeten në vendim tim, i bëj thirrje Ministrisë së Tregtisë, AVUK, deputetëve dhe të tjerëve relevantë që të nisin procedurat për licensimin e kësaj industrie të re. Të guxojnë dhe të hapin rrugë për inovacion edhe në fushën e bujqësisë. Do të ishte humbje e madhe për të gjithë ne nëse në mungesë të formalizimit për dalje në treg, ekipi i GoBeyond, por edhe të tjerë me potencial të punësohen aty, mos të jenë pjesë e një revolucioni industrial.

(Autortja është nënkryetare e komunës së Prishtinës)

 



Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav…