Në Prishtinë shumë shpejt vendosen kamerat e sigurisë me intelegjencë të lartë

03 janar 2024 | 13:20

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se së shpejti në kryeqytet do të vendosen kamerat e sigurisë me intelegjencë të lartë.

Ai ka thënë se ato do të vendosen në fillim të vitit dhe se do t’i monitorojë Policia e Kosovës.

“Këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Më tutje, Rama ka deklaruar se përmes këtij sistemi do të identifikohen shpejt personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë.

“Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…