NË PRISHTINË

09 prill 2022 | 11:00

Arif Molliqi

me një mijë e një malle
u ktheva në Prishtinë
ta kërkoj dashurinë në pavijonin B
ku zakonisht banonin studentët e vitit të parë

(pavijoni B ishte kazermë
e ushtarëve të kralit
e fashistëve italianë
e partizanëve të kuq
aty sot përdhunisht është ndërtuar kisha ortodokse…)

kur erdha në Prishtinë
më erdhi një kujtim i veçantë
m’u kujtuan dimrat e acartë
ku ngroheshim duke ndezur qymyr të zi
mes nate na dilte gjumi
që ta mbushnim stufën përsëri
të mos ftoheshim mbi krevatin prej hekurave

më kujtohet
kur nga bloza e qymyrit të djegur
në fytyrë na bëhej tatuazhi i zi
rryma na ndalej shpesh
derisa në mense hanim yshqim të konservuar

në atë kohë prisnim fundin e botës që s’erdhi
erdhi fundi i dimrave të gjatë
erdhi pranvera…

(30.03.2022)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“The Atlantic” Në një intervistë për kryeredaktorin e The Atlantic,…