Në Prizren diskutohet rreth projektit për krijimin e kushteve të shëndetshme urbane

14 qershor 2019 | 14:33

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se në objektin e Administratës Komunale është mbajtur takimi i grupit punues të projektit “Mbështetje për Prizrenin e Qëndrueshëm – Iniciativa NAMA Urbane (Nationally Appropriate Mitigation Actions)”, i cili është realizuar në bashkëpunim në mes të  kësaj komune dhe UNDP-së.

Ky projekt ka për qëllim përgatitjen e qytetit të Prizrenit për reduktimin e emetimeve të përgjithshme të gazrave serrë (GHG), kontribuimin në krijimin e kushteve të shëndetshme të jetesës urbane dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Pjesë e këtij takimi ka qenë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren,  Levent Kasëmi, përfaqësues komunalë, ata të UNDP-së, të organizatave joqeveritare, përfaqësues të Universitetit të Prizrenit, si dhe pjesëmarrës të tjerë të projektit.

Gjatë këtij takimi është prezantuar qëllimi i projektit nga Xhevrije Berisha, menaxhere e projektit nga UNDP-ja, ndërsa palët kanë parashtruar pyetje dhe janë informuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me projektin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës janë mbajtur punimet e…